Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zgjedhjet presidenciale në Iran, Ahmadinexhad kryeson rezultatet 63 %
English

Zgjedhjet presidenciale në Iran, Ahmadinexhad kryeson rezultatet 63 %

Teheran, 13 qershor, NOA - Presidenti Mahmud Ahmadinexhad kryeson ndjeshëm rezultatet e para zgjedhore të procesit elektoral që u zhvillua dje në Iran për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Në këtë mënyrë, Ahmadinexhad ka mundur të mundë në këtë garë elektorale rivalin e tij reformist, Mir Hosein Musavi.

Rezultatet tregojnë se pas numërimit të rreth 80 përqind të votave, Ahmadinexhad ka mundur të fitojë 65 përqind të tyre, kundrejt vetëm 32 përqind që ka mundur të marrë rivali i tij, ish-kryeministri Mir Hosein Musavi. Zgjedhjet e djeshme në Iran ishin një garë e ashpër mes zotit Ahmadinexhad, presidentit të tanishëm konservator dhe Musavi, kandidatit kryesor reformist. Iranianët morën pjesë masive në zgjedhje dhe zyrtarët e shtynë mbylljen e qendrave të votimit për të lejuar një numër më të madhe njerëzish të merrnin pjesë. Në orën 10 të mbrëmjes kur qendrat e votimit duhet të mbylleshin, kishte ende njerëz të shumtë që prisnin për të votuar.

Zyrtarët thanë se çdo njeri që priste në radhë do të lejohej të votonte. Ata thanë se pjesëmarrja në këto zgjedhje ishte e paparë ndonjëherë.

n.e/NOA

KOMENTE