Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fier, Ruci e Meksi: Me PS do fitojnë socialistët e demokratët
English

Fier, Ruci e Meksi: Me PS do fitojnë socialistët e demokratët

Fier, 12 qershor NOA - Kandidatët për deputet të Partisë Socialiste të qarkut të Fierit Ermelinda Meksi dhe Gramoz Ruci kanë qenë sot në spitalin pediatrik të këtij qyteti.

Ata kanë parë nga afër kushtet në të cilat është ky spital, dhe sipas tyre, funksionon si një spital rajonal, ku asnjë medikament nuk gjendet aty por duhet blerë jashtë dyerve të spitalit, edhe pse aty bëhet fjalë për shërbim shëndetësor ndaj fëmijëve të vegjël.

Ndërsa në një takim në Komunën Krutje Gramoz Ruci ndër të tjera në fjalën e tij u shpreh: "Unë .ju garantoj, se me PS dhe Edi Ramën, do të fitojnë socialistët dhe demokratët. U bëj apel gjithë demokratëve, veçanërisht atyre të Krutjes, se me djalin e tyre në parlamentin shqiptar, ata janë të fituar, pavarësisht se janë demokrat, do kenë një derë të hapur, pasi do të ketë një përfaqësues Krutja."

k.k/NOA

KOMENTE