Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Në Gjilan është themeluar Lëvizja për Kthim dhe Integrim Guri i zi
English

Në Gjilan është themeluar Lëvizja për Kthim dhe Integrim "Guri i zi"

Hajdin Islami

Gjilan, 14 Qershor NOA - Me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të tyre, banorë të Komunave të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës që aktualisht janë shpërngulur dhe jetojnë në Kosovë.

Janë organizuar dhe këto ditë në Gjilan, kanë themeluar Lëvizjen për kthim dhe Integrim të quajtur "Guri i Zi".

"Lëvizja për kthim dhe Integrim(LKI) "Guri Zi" përbëhet nga njerëz të devotshëm, profesor, veprimtar dhe aktivist të të gjitha profileve, me një Kryesi prej 21 anëtarëve.

Lëvizja do të fokusohet veçmas në çështjet thelbësore: Për krijimin e kushteve për kthimin e të gjithë të zhvendosurve shqiptarë në trojet e tyre dhe për integrimin e të gjithë atyre banorëve që janë zhvendosur si pasojë e luftës nga tri Komunat që janë me qëndrim në Kosovë apo gjetiu.

"Do të mundohemi duke njoftuar dhe sensibilizuar edhe opinionin ndërkombëtar që të pranohet se të zhvendosur ka edhe shqiptarë nga tri Komuna e cekura, duhet të investohet nëpër lokalitetet e tri Komunave, pushteti i Serbisë nuk interesohet për shtetasit e vet, nuk ka investuar fare as për kthim e as për integrimin e banorëve shqiptarë dhe gjendja është alarmante sidomos në Komunën e Medvegjës, Malësinë e Bujanocit dhe në Karadak të Preshevës, ku fshatra dhe lokalitete të tëra kanë mbetur të zbrazura e nuk ka investime dhe kushte për kthim", - thuhet në mes të tjerash në një dalje publike të Refik Hasanit, Sekretar i përgjithshëm i kësaj Lëvizjeje.

Emërtimi "Guri i zi" simbolizon kufirin jo të drejtë. Lëvizja për Kthim dhe Integrim "Guri i Zi" më 23 qershor të këtij viti në Gjilan, do të organizojë një debat publik ku edhe do të shënohet, data e një dekade më parë, ku u bë zhvendosja e madhe e banorëve shqiptarë nga tri Komunat dhe që u vendosën në Kosovë. h.i/e.l/NOA

KOMENTE