English

Policia e Korçës flet mbi një incident "të lodhur" në zyrën lokale të PS

Korçë, 14 qershor NOA - Thyerja e një xhami në një lokal të marrë në përdorim ndoshta me qera nga një parti e opozitës, ka qenë lajmi kryesor i medieve të majta për ditën e Diel, ndërsa vrasja e një aktivisti të PD nga një i dyshuar i njohur nga banorët si militant i thekur i PS, ishte vetëm në "qoshkut" informative të tyre, madje duke u veshur me sulme ndaj policisë që raporti mbi ngjarjen.

Në lidhje me xhamin e thyer, policia e Korçës është detyruar të dalë me një komunikatë të posaçme, duke raportuar se ç'kishte ndodhur:

"Në datën 14 qershor 2009, në orët e para të mëngjesit, në Lagjen 8, Rruga "Vangjel Kocilemi", në qytetin e Korçës, në zyrën elektorale të subjektit politik të Partisë Socialiste, është konstatuar thyerja e një xhami të këtij objekti.

Pas marrjes së njoftimit dhe pas verifikimeve të informacionit është ngritur grupi hetimor për të hetuar në lidhje me këtë ngjarje.

Nga këqyrja e vendit rezulton se autorë të paidentifikuar gjatë orëve të natës kanë dëmtuar xhamat e dy kanatave të derës së jashtme të zyrës elektorale të subjektit të Partisë Socialiste.

Ky objekt është në pronësi të shtetasit Irfan Aliu, po vazhdon puna për identifikimin dhe dokumentimin e autorësisë së kësaj vepre penale. Materialet u filluan për veprën penale të "Dëmtimit të pronës".

a.f/NOA

KOMENTE