Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pretendenti për fronin mbretëror shqiptar, mbështet Legalitetin në Zgjedhje
English

Pretendenti për fronin mbretëror shqiptar, mbështet Legalitetin në Zgjedhje

Tiranë, 14 qershor NOA - Kryetari i PLL Ekrem Spahiu prezantoi në qytetin e Vlorës 13 kandidatët e listës shumë-emërore të partisë "Lëvizja e Legalitetit" për këtë qark. Në prezantim merrte pjesë edhe Princ Leka II.

Princ Leka foli për shpirtin patriotik të vlonjatëve, kontributin e tyre në çështjen kombëtare dhe lidhjet e ngushta që ato kanë pasur me Mbretin Zog I.

"Nëse ka një parti vërtetë të djathtë në Shqipëri, -ajo është partia Lëvizja e Legalitetit, - tha Leka.

"Nëse shqiptarët dëshirojnë që të forcojnë të djathtën, vijoi ai, - ata duhet që të votojnë partinë Lëvizja e Legalitetit, sepse Legaliteti është parti që përforcon identitetin e djathtë të Aleancës së Ndryshimit".

Princ Leka tha gjithashtu se qeveria aktuale e drejtuar nga kryeministri Berisha është qeveria më e suksesshme që Shqipëria ka pasur ndonjëherë qysh nga viti 1939 e që ka shënuar suksese të dukshme.

Si suksese të kësaj qeverie Leka përmendi anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe ndihmën që ajo i ka dhënë Pavarësisë së Kosovës, progresin e dukshëm për anëtarësimin në BE, ritmet e larta të rritjes ekonomike dhe investimet e shumta e të balancuara në të gjithë vendin.

Këto suksese Leka i konsideroi si "arsye të mjaftueshme që i japin të drejtën morale kësaj maxhorance për të kërkuar në zgjedhjet e 28 qershorit edhe një mandat tjetër qeverisës."

Nga ana e tij, kryetari i PLL Ekrem Spahiu pasi evidentoi vlerat e programit dhe kandidatëve të PLL u ndal në politikën e kësaj maxhorance për turizmin.

Ai tha se gjatë vitit 2009 Shqipëria ka përjetuar një bum turistik prej 2.7 milion vizitorësh.

Ky sukses, -vijoi ai, nuk është i rastësishëm, por është fryt i prioritetit që qeveria i ka kushtuar këtij sektori dhe masave të marra prej saj për një bashkëpunim më të mirë me pushtetin vendor dhe operatorët turistikë; për rritjen e sigurisë dhe qetësisë në vend; për përmirësimin e infrastrukturor rrugore, sigurimin e furnizimit të pandërprerë me ujë, energji elektrike, etj.

Spahiu u shpreh optimist edhe për mandatin e ardhshëm kur kujdesi permanent i qeverisë dhe programi i Bankës Botërore për bregdetin e Jugut do ta kthejnë Vlorën dhe gjithë Rivierën Shqiptare në një nga destinacionet më të kërkuara në të gjithë rajonin.

Në emër të kandidatëve folën Akil Danushi dhe Ilir Xhaferri.

Akil Danushi është kryetar i degës së PLL Vlorë, sekretar koordinativ i PLL, anëtar i këshillit bashkiak dhe këshillit të qarkut Vlorë. Ai ka një përvojë të gjatë politike.

Ndërsa Ilir Xhaferri është kryetar i degës së PLL Sarandë, frekuentues i qarqeve intelektuale, me disa diploma dhe gjuhë të huaja.

e.l/NOA

KOMENTE