Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS, Rama derë më derë në periferi të Tiranës: Do të ndërtojmë një politikë të re për rrethinat
English

PS, Rama derë më derë në periferi të Tiranës: Do të ndërtojmë një politikë të re për rrethinat

Tiranë, 14 qershor NOA - Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka qenë sot në periferitë e Kryeqytetit, duke shkelur në turin e tij derë më derë, Bathoren apo zonat informale në njësinë nr.9 e nr 8. i shoqëruar nga kandidatët për deputetë në qarkun e Tiranës.

"Ne do të ndërtojmë një politikë të re për rrethinat, do të ngremë një komitet shtetëror për zhvillimin e rrethinave, në rang ministrie, që do ta shoh këtë pjesë të komunitetit tonë dhe do t'i shoh të gjitha rrethinat e ndërtuara, me mundin e të ardhurve nga zonat e varfra të Shqipërisë, jo vetëm rreth Tiranës, por edhe Durrësit dhe qyteteve të tjera, jo vetëm si një proces legalizimi, sepse ky është vetëm hap ii parë, por edhe si një proces integrimi urban" u shpreh Rama.

‘Ne do të ngremë edhe një fond të veçantë për të transformuar infrastrukturën e këtyre zonave, jo vetëm infrastrukturën fizike, që ka të bëj me rrugët, kanalizimet, ujësjellsat, por edhe me infrastrukturën sociale, si çerdhet, kopshtet, shkollat, madje edhe hapësirat e përbashkëta sportive e kulturore. Ky nuk është një premtim, ky është një angazhim, nuk ka asnjë rrugë tjetër, përveç rrugës së realizmit të të gjitha këtyre pasurive." shtoi më tej kreu i PS-së.

Sipas Ramës edhe premtimi i ri për legalizim të ndërtimeve me letra më vlerë është një tjetër gënjeshtër e Sali Berishës.

"Sali Berisha rishfaqet për të bërë të njëjtin premtim të 18 viteve, ndërkohë që kishte 4 vjet në dispozicion për t'i legalizuar shtëpitë e ngritura me gjak në rrethinat e Tiranës dhe qyteteve të mëdha të Shqipërisë, që gjë e premtoi se do ta bënte qysh në vitin e parë të qeverisjes. Sot jo vetëm nuk i ka legalizuar, jo vetëm e ka shkelur këtë premtim, jo vetëm e ka rishkelur besimin e pakushtëzuar të njerëzve të rrethinave për 18 vjet që i kanë dhënë, por është shfaqur me një rrenë të re, me letrat me vlerë, ndërkohë që shqiptarët e dinë fatin e letrave me vlerë, të gjithë e dinë se çfarë kanë pësuar me këto letra me vlerë dhe të gjithë e dinë, se tani është koha për ta mbyllur këtë faqe të historisë 18 vjeçare të premtimeve e zhgënjimeve" deklaroi më tej Rama.

k.k/NOA

KOMENTE