Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Të veshur si policë vodhën banesën e biznesmenit, ndalohen 4 autorët mes tyre një e mitur
English

Të veshur si policë vodhën banesën e biznesmenit, ndalohen 4 autorët mes tyre një e mitur

Elbasan, 14 qershor NOA - Policia e Elbasanit ka çuar në qeli katër persona mes tyre një vajzë të mitur pasi akuzohen si autorë të vjedhjes së banesës së një biznesmeni e ndodhur gjashtë muaj më parë.

Burime nga policia thanë se ditën e djeshme u ndaluan katër personat, Ferdinand Halili 32-vjeç, Alban Dedja 29-vjeç, Mikael Stefa 23-vjeç dhe Manjola Lushnjari 15-vjeçe.

Të njëjtat burime shtuan se ata akuzohen se janë autorë të vjedhjes me armë të banesës së biznesmenit Edmond Bilani.

Ngjarja për të cilën akuzohen katër personat ka ndodhur mbrëmjen e datës 19 janar të këtij viti, kur ata të maskuar si efektiva specialë policie kanë mundur të mbajnë të izoluar pjesëtarët e familjes në bodrumin e banesës.

Më pas ata kanë përdorur si pretekst një kontroll në banesë duke ju prezantuar familjes Bilali si punonjës policie.

Gjatë kontrollit autorët kanë arritur të gjejnë rreth 250 mijë lekë të reja në një sirtar dhe pasi kanë marrë të gjitha bizhuteritë me vlerë, janë larguar me shpejtësi.

Ngjarja u denoncua në policinë e Elbasanit e cila nisi menjëherë hetimet për të identifikuar autorët që për të kryer vjedhjen kishin përdorur "figurën e punonjësit e policisë" .

Pas disa muaj hetimesh policia në rrugë operative mundi të identifikonte dhe të ndalonte të dyshuarit.

k.k/NOA

KOMENTE