Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
BE: Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina ende larg heqjes së vizave
English

BE: Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina ende larg heqjes së vizave

Luksmburg, 15 qershor NOA/DW - Ministrat e Jashtëm të 27 vendeve të Bashkimit Evropian (BE), janë mbledhur sot në Luksemburg, ku ndër shumë çështje të tjera po diskutojnë edhe mbi afrimin e Serbisë me BE-në si dhe mbi heqjen e detyrimit për vizë për një sërë shtetesh pasuese të ish-Jugosllavisë.

Gjatë takimit do të bëhen gjithashtu përpjekje për të ndërmjetësuar në mosmarrëveshjen midis Kroacisë dhe të Sllovenisë për kufirin, e cila bllokon anëtarësimin e Kroacisë në BE.

Holanda, është kundërshtarja kryesore e zbatimit të marrëveshjes mes BE-së me Serbinë të nënshkruar në prill 2008, dhe thekson se do të votojë pro vetëm në rast se kryeprokurori i Gjykatës së Hagës për ish-Jugosllavinë, Serge Brammertz, i cili do të raportojë në këtë takim, do të dëshmojë se Serbia kooperon pa kufizime me këtë gjykatë.

BE-ja do të ripërsërisë në Luksemburg se në parim është e gatshme që duke filluar nga viti i ardhshëm për qytetarët e vendeve të Ballkanit të hiqen vizat, por kjo do të varet nga plotësimi i kushteve.

Sipas diplomatëve, deri tani në këtë drejtim kanë bërë përparime të mëdha Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi, ndërkohë që Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina janë më larg nga liria e vizave.

NOA/DW

Â

KOMENTE