English

Berisha vendos emrin e një rrugë: Do të mbajë emrin e heroit të Tropojës, Azem Hajdarit

Tropojë, 15 qershor NOA - Gjatë vizitës sot në Tropojë, Kryeministri Berisha inauguroi përfundimin e një segmenti rrugor prej 13 kilometrash në komunën Margegaj, pjesë e rrugës që lidh qytetin e Tropojës me grykën e Valbonës dhe fshatrave përreth.

"Kjo rrugë, për cilësitë e veçanta të saj, do të mbajë emrin e heroit të Tropojës dhe mbarë shqiptarëve Azem Hajdarit" tha kryeministri.

 "Sot, ne inauguruam 13 kilometrat e para të njërës prej rrugëve më të bukura të Shqipërisë që do të mbajë emrin e heroit legjendar të Tropojës dhe mbarë shqiptarëve, të viganit liberator, të të pavdekshmit, Azem Hajdari. Kam vendosur ti jap këtë emër kësaj rruge për të nderuar mikun tim, një simbol që në një aspekt i afrohet shumë atij. Ai dhe lëvizja që ai udhëhoqi ishte lëvizja më e bukur në historinë kombëtare të shqiptarëve dhe rruga është një rrugë shumë e bukur, kalon në një terren shumë të bukur, kalon në mjedis madhor, ndaj unë për të nderuar Azemin, për të nderuar pavdekësinë e tij, kjo rrugë do të mbajë emrin Azem Hajdari" u shpreh Berisha.

Kryeministri kërkoi nga përfaqësuesit e pushtetit lokal, plotësimin e rrugës me të gjitha parametrat e një rruge bashkëkohore, evropiane. Në disa pjesë të veçanta të rrugës. Kryeministri kërkoi që në formën e një dekoracioni të shkruhet "Azem, ti je gjallë". Gjithashtu, Kryeministri tha se "shumë shpejt do të shtroheshin dhe asfaltoheshin edhe disa  rrugë të tjera shumë të rëndësishme si rruga deri në Ballaban, rruga në Curraj të Epërm, do të ndërtohet rruga Rroganë-Theth, duke bërë kështu që Alpet të jenë të arritshme nga të dyja anët".

k.k/NOA

KOMENTE