Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
E rrallë - Një plakë hajdute kapet në autobuzin e linjës Kombinat-Kinostudio
English

E rrallë - Një plakë hajdute kapet në autobuzin e linjës Kombinat-Kinostudio

Tiranë, 15 qershor NOA - Është goxha grua, madje fqinjët e njohin për grua me namuz, por që të ishte një hajdute e paparë xhepash, askujt nuk ia priste mendja.

Për të realizuar goditjen e vet, gruaja plot 70 vjeçe, shfrytëzonte linjat urbane duke rrëmbyer shuma të konsiderueshme parash.

Por ndërsa goditja më e fundit po kryhej në një nga autobuzët qytetës të Tiranës, edhe policia ka bërë të vetën, duke e kapur me presh në duar.

Burime zyrtare nga Komisariati i Policisë Nr. 3, i thanë sot agjencisë së lajmeve NOA se filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen Aleksandra Zera, 70 vjeçe, banuese në Tiranë afër shkollës "Naim Frashëri".

"Procedimi penal nisi pasi dje në orën 09.30, në autobuzin e linjës Kombinat-Kinostudio, 70-vjeçarja Aleksandra Zera i ka vjedhur shumën 4 mijë lekë shtetasit Ibrahim R., 68 vjeç, banues edhe ai në Tiranë, pranë çerdhes"Naim Frashëri".

Policia nuk dha detaje për skemën që kishte përdorur gruaja plakë për të bastisur të moshuarin por pohoi se e procedoi penalisht pasi provoi se i kishte vjedhur plakut komshi, katër mijë lekë të rinj.

e.l/NOA

KOMENTE