English

Mbërrin në parlamentin maqedonas strategjia e re mbi çështjen e emrit

Shkup, 15 qershor, NOA - Sot në Parlamentin e Maqedonisë do të vendoset në rend dite strategjia për gjetjen e zgjidhjes së kontestit të emrit me Republikën e Greqisë.

Strategjia është përgatitur nga deputeti i Partisë Liberale Stojan Andov i cili ftoi të gjitha subjektet politike në vend ta përkrahin këtë iniciativë e cila synon zgjidhjen e çështjes së emrit dhe hapjen e mundësive për integrimin e Maqedonisë në strukturat euroatlantike.

"Në këtë dokument thuhet se Maqedonia ka vendosur të bisedojë dhe në kohë sa më të shpejtë të gjejë zgjidhje së bashku me Greqinë në kuadër të OKB-së për këtë kontest që të debllokohet kjo situatë dhe të hapen të gjitha mundësitë për eurointegrimin, zhvillimin dhe stabilitetin e vendit tonë", ka theksuar Andov.

NOA-INA

KOMENTE