Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS, Rama në spitalin pediatrik: Do të ngremë një shërbim shëndetësor universal
English

PS, Rama në spitalin pediatrik: Do të ngremë një shërbim shëndetësor universal

Tiranë, 15 qershor NOA - Edi Rama ka qenë sot në spitalin pediatrik të "Seluadin Bekteshi".

Gjatë vizitës në këtë spital Rama është angazhuar për ndryshim radikal në shërbimin shëndetësor në vend pas 28 qershorit.

"Sistemi shëndetësor që do të ngrejë PS pas 28 qershorit do të jetë shërbim shëndetësor universal që nuk do u shërbejë vetëm atyre që paguajnë sigurime por do u shërbejë të gjithëve" tha Rama.

Rama ka vënë theksin dhe tek fakti se vdekshmëria foshnjore është tre herë më e lartë se në të gjithë Evropën dhe kjo është e pafalshme dhe e patolerueshme.

Në këtë spital Rama ka bashkëbiseduar me trupën spitalore, por është ka dëgjuar dhe dëshmi për mungesë medikamentesh.

 "Një vaksinë kushton 150 euro për gjashtë muaj dhe vazhdon tre vjet. Fëmijët e shtruar në spital sigurimet nuk iu përgjigjen për asgjë, nëse nuk ka spitali duhet t'i blejnë të tëra prindërit e tyre." tha një mjek i spitalit.

Gjatë këtij bashkëbisedimi kreu i PS u shpreh për domosdoshmërinë e shkëputjes së sistemit nga skemat korruptive të sigurimeve dhe për një ndryshim radikal të të gjithë sistemit shëndetësor pas 28 qershorit.

"Ne jemi të bindur se sistemi shëndetësor i bazuar në sigurime është i falimentuar, është i korruptuar, është tërësisht i kalbur. Fakti që e gjithë përgjegjësia ju transferohet mjekëve dhe janë kthyer mjekët dhe infermierët në shënjestër për të gjuajtur me baltë gjithë ditën e ditës, është shprehja më e degjeneruar e këtij sistemi" shtoi kreu i PS-së.

k.k/NOA

Â

Â

KOMENTE