Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Teatri Big Brother Vlora , premiera e re në skenë nga estrada e Vlorës
English

Teatri "Big Brother Vlora", premiera e re në skenë nga estrada e Vlorës

Vlorë, 15 qershor, NOA - "Big brother Vlora" është premiera më e re e vënë në skenë nga estrada profesioniste e qytetit të Vlorës.

Marrë spunto nga personazhet shumë të komentuara të spektaklit "Big Brother", këtë herë përmes humorit, artistët dhe këngëtarët vlonjatë, kanë provuar një version tjetër të këtij spektakli, servirur mjaft këndshëm për publikun vlonjat.

Shfaqja e parë ka mbushur teatrin "Petro Marko" dhe estrada profesioniste është pritur me një interesim të dukshëm, ndërsa duartrokitjet më pas kanë folur për një shfaqje të pëlqyeshme.

Figurat qendrore kanë 3 parodistët e Vlorës Muhamet Lika, Afrim Agalliu dhe Agron Amo, të cilët kanë sjellë jo vetëm elementë tipike të parodisë, por edhe ato të situatave komike tek skeçet.

Libreti i Aleksandër Dukës, Gafur Shametit e Pëllumb Kullës, ka përcjellë një atmosferë të ngrohtë në sallë, ku komunikimi mes skenës dhe spektatorit ka qenë i arrirë. Në rolin e ideatorit dhe regjisorit aktori Afrim Agalliu tha se shfaqja kishte marrë shkas nga spektakli, duke kthyer me humor disa personazhe, por edhe i kthyer ato në retrospektivë. Ai vlerësoi lojën e aktorëve, por edhe ndërthurjen me elementin muzikor, të cilat kanë qenë pika të forta të kësaj shfaqjeje. tematika e saj varion nga goditja e korrupsionit, varfërimi i artistëve, ndërhyrja e politikës në fushën e shkencës, tematika sociale, etj. shfaqja ka patur skenografinë e Agron Jakupit, ndërsa elementi muzikor është përpunuar nga Artur Dhamo.

n.e/NOA

KOMENTE