Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zbulohet një sasi e madhe me fishekë në kufi me Kosovën
English

Zbulohet një sasi e madhe me fishekë në kufi me Kosovën

Prishtinë, 15 qershor NOA - Zbulohet një sasi e konsiderueshme fishekësh në fshatin Morinë në afërsi të kufirit.

Ka qenë Dogana e Kosovës e cila ka sinjalizuar policinë, për sasinë e fishekëve të cilat u gjetën në një automjet.

Mësohet se sasi e konsiderueshme fishekëve po transportohej kontrabandë. Sipas, Doganës fishekët janë gjetur në një automjet të tipit Citroen (Pikap) me ngjyrë të bardhë, që po drejtohej nga një shtetas kosovar. "Gjatë kontrollimit detaj te automjetit, pas ulëses se parë, në anën e djathtë është zbuluar një ambalazh e metaltë, e cila ishte e mbyllur hermetikisht dhe e mbështjellë me gazetë dhe me qese. Pas hapjes se ambalazhit vërtetuam se në të gjendeshin 600 fishekë (municion) për AK-47 te kalibrit 7.62mm" thuhej në njoftimin e Doganës. Policia ndaloi drejtuesin e mjetit i cili u transportua në komisariatin e policisë në Qafë-Morinë ku dhe do të merret në pyetje për origjinën dhe destinac ionin e fishekëve.

k.k/NOA

KOMENTE