Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Apeli i OSBE: Të marrë fund tradita absurde e votimit në grup
English

Apeli i OSBE: Të marrë fund tradita absurde e votimit në grup

Tiranë, 16 Qershor NOA Update - Ambasador Robert Bosch, kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ka folur sot gjatë lidhur me procesin zgjedhor në vendin tonë duke u ndalur shumë tek ai që e quajti votim tradicional në grup, të papranueshëm.

Deklaratat e Bosch u bënë në ceremoninë e diplomimit për fazën e parë të Projektit "Gratë në Qeverisje", ku merrte pjesë dhe Presidenti i Republikës Bamir Topi.

Vetëm pas 12 ditësh, në vendin tonë do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare të cilat do të kenë efekt të drejtpërdrejtë dhe afatgjatë për ambiciet e këtij vendi drejt integrimit.

Duke folur për zgjedhjet, z.Bosch tha se "tani do të jemi në gjendje të vlerësojmë se sa do të jetë numri i grave që shkojnë në votime dhe deri në çfarë mase do të jenë ato në gjendje të shprehin të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar në mënyrë individuale dhe të fshehtë dhe pa fenomenin e errët të presionit të jashtëm, i njohur si votimi familjar".

Për z.Bosch, "justifikimi i kësaj sjelljeje duke e etiketuar thjesht si pjesë e "kulturës shqiptare" nuk vlen më për vitin 2009".

Këtu kreu i OSBE për Shqipërinë, tha se "faktorët politikë shqiptarë duhet të tregojnë se janë seriozë në arritjen e ambicieve të tyre të integrimit, sidomos tani si një shtet anëtar i NATO-s, e duhet të dalin me një qëndrim publik të patundur për të dënuar një sjellje të tillë ndaj grave në ditën e zgjedhjeve".

Kurse shtoi se "autoritetet e administrimit të zgjedhjeve kanë një përgjegjësi të qartë për të parandaluar kryerjen e veprimeve të tilla në ditën e zgjedhjeve".

Duke përfunduar argumentin, Bosch kërkoi që "të biem dakord që në zgjedhjet parlamentare shqiptare të viti 2009, populli shqiptar do ta hedhë tej fenomenin e shëmtuar të votimit familjar në koshin e plehrave të historisë së politikës, aty ku e ka vendin dhe do të votojë sipas zgjedhjes së vet".

Në këtë pikë, z.Bosch tha se s'na mbetet gjë tjetër veçse "të presim me kënaqësi datën 28 qershor, kur të gjithë shqiptarët do të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të vendosur se kush do ta udhëheqë vendin e tyre gjatë katër viteve të ardhshme".

Ambasadori tha se OSBE pret, një fushatë zgjedhore ku "të gjitha partitë politike të jenë në gjendje të paraqesin programet dhe vlerat e tyre në mënyrë të hapur, të lirë dhe transparente".

e.l/NOA

KOMENTE