Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fermerët shqiptarë, furnizues për shitësin me pakicë më të madh në botë
English

Fermerët shqiptarë, furnizues për shitësin me pakicë më të madh në botë

Divjakë, 16 Qershor NOA - Me asistencën e USAID-it, një grup fermerësh përparimtarë të udhëhequr nga Fidanishtja Bruka po furnizojnë me shalqi për konsum individual (me peshë 2 kg) rrjetin e supermarketeve ASDA, që është dega Britanike e Wall-Mart, zinxhirit të shitjes me pakicë më madh në botë.

Programi i USAID-it për Konkurueshmërinë e Buqësisë Shqiptare ndihmoi në lidhjen fillestare të kontakteve midis Fidanishtes Bruka dhe ASDA Supermarket; gjithashtu, programi asistoi në përzgjedhjen e varietetit të duhur të shalqinit për të furnizuar tregun Britanik, krijoi mundësi për anëtarët e Shoqatës Divjaka ‘07 të arrijë Standartet Europiane, si dhe të siguroj drejtimin nga afër të logjistikës së tregëtimit. Â

Kjo arritje u celebrua nga Z. Josif Gorrea, Drejtori Administrativ i Fidanishtes Bruka dhe Roberta Mahoney, Drejtoreshë e Misionit të USAID-t për Shqipërinë, me një ceremoni përshëndetjeje në dërgesën e kontenierin të dytë, më datë 16 Qershor, 2009.

Gjatë ceremonisë, e cila u zhvillua në repartin e ambalazhimit të Fidanishtes Bruka, z. Gorrea vlerësoi ndihmën e dhënë nga USAID.

"Ndihmesa e USAID nuk është vetëm një përfitim për shoqatën e fermerëve por për të gjithë fermerët dhe tregtarët e Shqipërisë, të cilët tashmë e dinë që është e mundur të plotësojnë kërkesat e tregjeve botërore" tha Z Gorrea. "Gjithashtu, importues nga Komuniteti Europian janë bërë me dije që Shqipëria është e aftë të jetë furnizues i besueshëm i produkteve cilësore".

Drejtoresha e USAID-it shpjegoi që nëpërmjet Programit të Konkurrueshmërisë së Bujqësisë Shqiptare, USAID-i do mbështesë disa produkte në zinxhirin e vlerave, të cilat janë strategjike për zhvillimin ekonomik. Ms. Mahoney përgëzoi fermerët dhe tregtarët, të cilët morën pjesë në këtë negociatë.

"USAID është krenar që është partner me sipërmarrës aktivë dhe inovatorë, të cilët investojnë në bujqësi; ne do të vazhdojmë të mbështesim përpjekje të tilla," tha Mahoney. Â

Gjatë verës së vitit 2009, Fidanishtja Bruka pret të eksportojë të paktën gjashtë kontenierë me shalqinj për në Britaninë e Madhe, si pjesë e objektivit të synuar, si dhe të futet në zinxhirin global të vlerave. Programi AAC /USAID është duke ndihmuar negociatat midis kompanisë dhe zinxhirit të tregjeve në rajon.

e/l/NOA

KOMENTE