Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri, kundër premtimit të Ramës për heqjen e sigurimeve shëndetësore
English

Kryeministri, kundër premtimit të Ramës për "heqjen e sigurimeve shëndetësore"

Durrës, 16 qershor NOA - "Heqja e sigurimeve shëndetësore do të thotë që, në emër të barazisë, të thellosh në mënyrë progresive varfërinë, do të thotë që ne që kemi paga të larta, të trajtohemi njëlloj si ai që merr ndihmë ekonomike".

Deklarata u bë sot nga Kryeministri Sali Berisha ndërsa inauguroi maternitetin e ri, pjesë e kompleksit spitalor të Durrësit, si kundërpërgjigje e premtimit elektoral të kreut të PS, Edi Rama.

Në këtë inaugurim, Kryeministri Berisha shoqërohej nga ministrja e Shëndetësisë Anila Godo.

Duke u ndalur në idenë e shprehur nga kryetari i PS-ës për heqjen e sigurimeve shëndetësore, Berisha e konsideroi atë tepër të dëmshme sistemin shëndetësor.

"Dua t'u them shqiptarëve, - u shpreh Kryeministri - se ideja e Edi Ramës për të hequr sigurimet shëndetësore është shpartalluese për sistemin shëndetësor. I them se këtë sistem e ka vendosur burri më i madh i tokës gjermane, kancelari Bismark".

Berisha theksoi se ky është një sistem që ekziston në të gjitha vendet e lira të botës, pavarësisht nëse janë socialdemokratë apo të qendrës së djathtë.

Kurse pohoi se sigurimet shëndetësore i ka hequr vetëm diktatura dhe shtoi: "Të gjithë atyre që për nivelin e të ardhurave apo shkaqe të tjera nuk kanë mundësi të paguajnë sigurime shëndetësore, ato do t'i paguajë qeveria dhe kjo do të jetë një shumë, veças nga ndihma ekonomike apo të tjera".

Për Berishën, "heqja e sigurimeve shëndetësore do të thotë që, në emër të barazisë, të thellosh në mënyrë progresive varfërinë, do të thotë që ne që kemi paga të larta, të trajtohemi njëlloj si ai që merr ndihmë ekonomike. Këto forma janë çnjerëzore dhe të papranueshme".

e.l/NOA

KOMENTE