Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia, apel qytetarëve: Mos gjuani më armë nëpër ahengje dhe dasma
English

Policia, apel qytetarëve: Mos gjuani më armë nëpër ahengje dhe dasma

Prishtinë, 16 qershor, NOA - Kohët e fundit në Kosovë është shtuar së tepërmi numri i rasteve të gjuajtjeve me armë zjarri në dasma dhe ahengje të ndryshme, të cilat në situata të caktuara kanë rezultuar me pasoja të rënda për qytetarët.

Për këtë arsye, Drejtoria rajonale e Policisë në Prishtinë ka ngritur shqetësimin në lidhje me masat dhe veprimet që duhet ndërmarrë për parandalimin e kësaj dukurie.

"Meqenëse kjo dukuri gjatë sezonit veror kur shtohet numri i dasmave dhe ahengjeve familjare, ngrihet në kufijtë e tradicionales, pasojat nga veprimet e tilla kanë qenë nga ato më të rëndat deri në ato fatale", thuhet në deklaratën për shtyp të këtij institucioni.

Më pas, jepen të dhëna paraprake si për shembull, ato që tregojnë se që nga fillimi i zezonës verore, policia u është përgjigjur dhjetëra rasteve të gjuajtjes me armë zjarri, shumica prej tyre kanë qenë në ahengje familjare.

Gjithashtu gjatë periudhës së njëjtë në stacionet policore të rajonit të Prishtinës, janë raportuar disa raste të plagosjeve të lehta dhe të rëndat nga plumbat "qorr".

"Prandaj apelojmë te qytetarët dhe kërkojmë nga ta që t'u shmangen veprimeve të tilla për arsye të sigurisë së tyre e të të tjerëve, si dhe të ndihmojnë vetveten që gëzimet dhe dasmat e tyre të përfundojnë ashtu siç ata dëshirojnë dhe jo me aksidente fatale apo tragjedi", përfundon komunikata e policisë së Prishtinës ndaj qytetarëve të saj.

n.e/NOA

KOMENTE