English

Vlorë, kandidatët e PD: Dyfishimi i pagave për arsimin, prioritet i qeverisjes

Vlorë, 16 qershor NOA - Nënkryetari i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht kandidat për deputet i kësaj force politike, në Qarkun e Vlorës, Astrit Patozi, kreu i PD-së, Ardian Kollozi, e kandidatët për deputet të këtij qarku zhvilluan sot, një takim me punonjës të sistemit të arsimit në këtë qytet.

"Dyfishimi i pagave për punonjësit e sistemit të arsimit, do të jetë prioritet edhe për mandatin e ardhshëm qeverisës të Partisë Demokratike", u shpreh Patozi.

Ai tha se, në këto katër vjet, mësuesve ju kthye dinjiteti i munguar, gjë që reflektohet jo vetëm në dyfishimin e pagave, por edhe në përmirësimin e kushteve të punës së tyre.

"Në katër vitet e fundit, në të gjithë vendin, u ndërtuan apo rikonstruktuan 1012 godina shkollash, ndërsa brenda mandatit të ardhshëm, kjo do të realizohet për të gjitha shkollat", nënvizoi, nënkryetari i Partisë Demokratike.

Pjesë e këtyre ndryshimeve dhe kujdesit të qeverisjes, sipas tij, ka qenë edhe rritja e vazhdueshme e buxhetit të shtetit për sektorin e arsimit që, në vitin 2009, arriti në 4 për qind, nga 2.9 për qind që ishte katër vjet më parë, ndërkohë që, në fund të mandatit të ardhshëm do të shkojë në mbi 5 për qind. Po ashtu, në vitin 2005, në të gjithë vendin, ishin vetëm 30 shkolla të lidhura me internetin, ndërsa sot ky numër ka arritur në 1450 dhe do të rritet më tej.

Për të gjitha këto arritje dhe për vizionin qeverisës të Partisë Demokratike, Patozi, si dhe kandidatët e tjerë të kësaj force politike për Vlorën, i ftuan të pranishmit të bëhen pjesë e ndryshimit që do të vazhdojë me ritme të shpejta edhe në katër vitet që vijnë.

Kryetari i PD-së Vlorë, Ardi Kollozi, përmendi investimet që janë bërë në Vlorë dhe në Shqipëri, për arsimin, duke i ftuar të pranishmit të votojnë numrin 10, Partinë Demokratike. Â

k.k/NOA

Â

Â

KOMENTE