Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vlorë, kapen 4 klandestinë në një prej tragetet e linjës Vlorë-Brindizi
English

Vlorë, kapen 4 klandestinë në një prej tragetet e linjës Vlorë-Brindizi

Vlorë, 16 qershor NOA - Kapen në një prej trageteve të linjës Brindizi-Vlorë katër klandësitnë në bord.

Qëllimi i tyre ishte kalimi i paligjshëm i kufirit dhe destiancion porti i Brindizit.

Mësohet se katër klandestinët të moshës nga 19-vjeç deri në 23-vjeç banorë të qytetit të Vlorës janë pikasur nga kapiteneria e tragetit 3 milje larg ishullit të Sazanit mbasi trageti ishte duke udhëtuar për në Brindizi.

Më tej personeli i tragetit i ka izoluar në një prej dhomave të tragetit e më pas është njoftuar kapiteneria si dhe policia portuale.

Kanë qenë këto institucione që kanë urdhëruar kapitenin e tragetit të kthej tragetin pas për në portin e Vlorës për të zbritur klandestinët.

Kapiteni i tragetit i është bindur urdhrit të kapitenerisë dhe brenda një ore rreth orës 13.30Â ka mbërritur përsëri në portin e Vlorës ku dhe ka zbritur katër klandestinët, më pas ka rifilluar udhëtimin për në portin e Brindizit.

Në traget udhëtonin rreth 100 persona dhe 40 mjete. Klandestinët janë marrë në pyetje nga policia kufitare si dhe nga policia kriminale e antitrafiqeve.

Personat e kapur nuk kanë pranuar të japin shumë detaje, ata kanë thënë se kanë hipur me ndihmën e një punonjësi të tragetit kundrejt shpërblimit, por nuk kanë bërë të ditur emrin e punonjësit dhe as shumën që kanë paguar, por dyshohet se kanë paguar më shumë se 1000 euro.

Mbas disa orësh klandestinët janë gjobitur dhe mbas pagesës së gjobës janë lënë të lirë.

Po punohet për të zbardhur ngjarjen dhe identifikimin e personave të dyshuar që mund të ketë futur katër klandestinët në traget.

k.k/NOAÂ

KOMENTE