Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Forcat RENEA, operacion antiterrorist në Vlorë
English

Forcat RENEA, operacion antiterrorist në Vlorë

Vlorë, 17 qershor NOA - Forcat RENEA kanë qenë sot në Vlorë në një operacion, synimi i të cilit ishte lirimi i një prej trageteve nga forca terroriste.

Në operacion janë mobilizuar mbi 80 forca, ndërsa ai ka qenë në kuadër të bashkëpunimit me policinë franceze.

Të pranishëm sot në Vlorë kanë qenë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ahmet Prençi, por edhe përfaqësues të Ambasadës Franceze, si dhe drejtues të tjerë të strukturave të policisë së shtetit shqiptar, prefekti i qarkut, drejtues të forcave kufitare, etj.

Gjatë operacionit forcat RENEA janë rreshtuar për të përmbushur veprimet e një ndërhyrje në tragetin Veronika. Ata kanë hyrë nëpërmjet shkallëve nga një gomone në target, mbështetur nga forca të tjera që kanë ndihmuar operacionin nga porta hyrëse e tragetit, helikopterët dhe zhytësit.

Forcat RENEA, në një situatë simuluese kanë nxjerrë në pak minuta një grup terrorist, të cilët janë shoqëruar nga mjetet drejt ambienteve të portit.

Përfaqësues të Ambasadës Franceze, të cilët kanë qenë pjesë e bashkëpunimit në këtë operacion kanë vlerësuar performimin e forcave shqiptare, duke u shprehur të hapur për bashkëpunime të tjera.

Drejtori Prençi tha se në këtë operacion janë mobilizuar rreth 80 forca, të cilat kanë si synim ndërhyrjen e shpejtë në situata rrisku. Ai ka falënderuar forcat speciale dhe ndërhyrjet në kohë, si dhe vlerësuar bashkëpunimin e frytshëm me specialistët francez

k.k/NOA

KOMENTE