English

Gafa e Presidentit Topi, dekreton zgjedhjet për ditë të mërkurë

Tiranë, 17 qershor NOA - Presidenti, Bamir Topi ka dekretuar sot caktimin e datës së zgjedhjeve në Komunën Ballagat, Qarku Fier, që rezulton të jetë e diel por në fakt data e vendosur korrespondon me ditë të mërkurë.

Të dielën apo të mërkurën nuk dihet se kur do të zhvillohen zgjedhjet një gjë është e sigurt se data do të jetë 29 korrik i këtij viti.

Data dhe dita që ka vendosur presidenti për zhvillimin e zgjedhjeve duket se nuk përputhen me njëra-tjetrën, kjo pasi në dekretin e firmosur nga Topi, thuhet se zgjedhjet do të zhvillohen ditën e diel më datë 29 korrik 2009.

Por në fakt data 29 nuk është e diel por e mërkurë.

k.k/NOA

Dekreti vijon si më poshtë:

PRESIDENTI I REPUBLIKËS BAMIR TOPI

Presidenti Topi dekreton caktimin e datës së zgjedhjeve në Komunën Ballagat, Qarku Fier.

D E K R E T PËR CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE NË KOMUNËN BALLAGAT, QARKU FIER Në mbështetje të neneve 92, shkronja "gj" dhe 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 10, paragrafi 3 të ligjit nr. 10 019, datë 29.12.2008 "Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë", D e k r e t o j: Neni 1 Zgjedhjet në Komunën Ballagat, Qarku Fier, të zhvillohen ditën e diel, më datë 29 korrik 2009. Neni 2 Ky dekret hyn në fuqi menjëherë. Nr. Dekretit 6211 Tiranë, më 17.06.2009 PRESIDENTI I REPUBLIKËS BAMIR TOPI

Â

KOMENTE