Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gafa, reagon Presidenca: Tërheqim dekretin për zgjedhjet, nesër një datë tjetër
English

Gafa, reagon Presidenca: Tërheqim dekretin për zgjedhjet, nesër një datë tjetër

Tiranë, 17 qershor NOA Update - Presidenca ka vendosur të tërheqë dekretin për zgjedhjet e pjesshme vendore duke shqyrtuar një datë tjetër që pritet të shpallet gjatë 24 orëve të ardhshme.

Lajmin e bënë të ditur burime zyrtare nga Presidenca e Republikës. Ato thanë se është tërhequr dekreti i sotëm, 17 qershor 2009 dhe brenda ditës së Enjte, do të shpallet një dekret tjetër.

Presidenti, Bamir Topi kishte dekretuar sot caktimin e datës së zgjedhjeve në Komunën Ballagat, Qarku Fier, që sipas dekretit, do të jetë të jetë e diel por në fakt data e vendosur korrespondon me ditë të mërkurë.

Presidenca tha se ishte një gabim i cili do të korrigjohet menjëherë dhe dekreti, në fakt, u fshi edhe nga faqja zyrtare e Presidencës, gjithsesi, ju mund ta gjeni në foton që shoqëron lajmin.

Dekreti në nenin 1 përcaktonte se "Zgjedhjet në Komunën Ballagat, Qarku Fier, të zhvillohen ditën e diel, më datë 29 korrik 2009".

k.k/NOA

Lexoni lajmin pararendës: Gafa e Presidentit Topi, dekreton zgjedhjet për ditë të mërkurë

KOMENTE