English

Kryetari i LSI thotë se sondazhet e publikuara janë "të porositura"

Tiranë, 17 qershor NOA - Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Ilir meta, kritikoi sot në një dalje për mediat, sondazhet e disa televizioneve duke i cilësuar si të porositura.

"Sondazhet e publikuara në media, janë sondazhe të porositura prej gati 6 muajsh", - akuzoi Meta, duke shtuar se "shqiptarët nuk mund të ndikohen më nga të tillë sondazhe me porosi".

Duke hedhur poshtë shifrat e sondazheve që i japin LSI-së, 4-6 për qind ose rreth katër deputetë në parlamentin e ri me 140 vende, Meta aludoi për 30 deputetë të LSI.

"Unë dua t'ju siguroj me bindje të plotë, se LSI sipas të gjitha sondazheve që ne kemi deri tani dhe që janë tepër profesionale, tashmë i është afruar numrit të 30 deputetëve dhe pritet që gjatë këtyre pak ditëve deri në datën 28 Qershor të tejkalojë si koalicion dhe si LSI atë objektiv minimal, që unë kam shpallur prej gati 9 muajsh, pra 35 deputetë".

Meta theksoi këtu edhe se "fatin e këtyre zgjedhjeve, nuk e orientojnë dot sondazhet absurde".

e.l/NOA

KOMENTE