English

Mbi 1 ton kokainë kapet e futur në trupin e peshkaqenëve të ngrirë

Meksiko, 17 qershor, NOA - Trupi i peshkaqenëve të ngrirë që transportohen është zgjedhur si mënyra e fundit, ndër më të sofistikuarat, nga trafikantët për fshehjen e lëndës narkotike.

Rasti më i fundit është ai i kapjes së mbi 1 ton kokainë të fshehur në trupat e disa peshkaqenëve të ngrirë, e cila është sekuestruar nga flota detare e Meksikës.

Oficerë të armatosur dhe të maskuar të marinës meksikane janë detyruar të çajnë barkun e 20 peshkaqenëve, që ishin mbushur me kokainë, pasi kontrolluan një anije në një port kontenjerësh në jug të shtetit meksikan. Kanë qenë pajisjet me rreze X dhe qentë antidrogë të cilët kanë mundësar zbulimin e kësaj sasie gjigante të drogës në trupat e peshkaqenëve.

"Përgjegjësit e anijes thanë se lënda e bardhë brenda trupave të peshkaqenëve ishte një material konservues, por pas kontrollit ne konfirmuam se ishte kokainë", thnë forcat policore.

Trafiku i drogës nga Meksika drejt SHBA-ve përbën një problem të madh për raportet mes dy vendeve dhe vetëm gjatë këtij viti, në Meksikë kanë vdekur 2750 persona për shkak të dhunës që shkakton ky trafik, ndërsa vjet u numëruan 6300 persona.

n.e/NOA

KOMENTE