Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta: Pse Berisha dhe Rama nuk pranojnë të ballafaqohen në debat
English

Meta: Pse Berisha dhe Rama nuk pranojnë të ballafaqohen në debat

Tiranë, 17 qershor NOA - "Berisha dhe Rama nuk pranojnë të ballafaqohen në debat, sepse do mjaftonte vetëm një orë, që populli shqiptar të kuptonte një herë e mirë se alternativa jonë meriton një mazhorancë dërrmuese në 28 Qershor, për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza".

Këtë konsideratë shprehu kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Ilir Meta, dje gjatë një mitingu me banor të Kombinatit në periferi të kryeqytetit, ku po kërkon një mandat deputeti. Meta së bashku me kandidatët e tjerë për deputetë të LSI në qarkun e Tiranës, shpalosën platformën e LSI për Tiranën.

Duke u ndalur në argumentin e debatit televiziv që aq shumë i mungon mediave shqiptare, Meta pohoi faktin se Prej disa javësh ka ftuar Sali Berishën dhe kryetarin e PS, që të dalim në një debat televiziv përpara shqiptarëve.

"E bëra ftesën, që si në vendet e qytetëruara dhe demokratike të shpalosim argumentet se kush mund ta nxjerrë vendin nga kriza dhe të zhvillojmë ekonominë e shqiptarëve dhe të përmirësojmë ekonominë e shqiptarëve", - tha Meta.

Por, ai shtoi se, asnjëri dhe as tjetri nuk pranojnë të ballafaqohen, sepse nuk kanë asnjë ide nga ekonomia, sepse do mjaftonte vetëm 1 orë, që populli shqiptar të kuptonte një herë e mirë se alternativa jonë meriton një mazhorancë dërrmuese në 28 Qershor, për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza.

***

Duke përshëndetur qytetarët e Kombinatit, të Unazës së Re, të Misto Mames dhe të Qytetit të Nxënësve, Meta, shprehu bindjen se "më 28 Qershor me votën tuaj, unë do të jem deputet i Kombinatit, i Unazës së Re, i Misto Mames dhe i Qytetit të Nxënësve, me të cilin jemi të lidhur aq ngushtë, jo vetëm politikisht, por dhe shpirtërisht".

Më pas Meta pohoi se "populli i Kombinatit jeton në krizë dhe unë krizën e kam ndeshur në shumë pjesë të komuniteteve tuaja".

Meta kujtoi edhe se ‘Sali Berisha e çoi vendin në krizë dhe në greminë në vitin 1997", - duke shtuar se "ne socialistët dhe progresistët e ringritëm shtetin, stabilizuam ekonominë dhe përfshimë Shqipërinë në proceset integruese".

Kurse vlerësoi se "Sali Berisha e ka futur prapë Shqipërinë në krizë". Duke premtuar se "ne përsëri me votën dhe mbështetjen tuaj do ta nxjerrin nga kjo krizë ekonomike dhe sociale dhe do t'i japim shqiptarëve punë dhe mundësi për të jetuar me dinjitet si qytetarë evropianë".

e.l/NOAbalkÂ

KOMENTE