Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti Obama, i kujdesshëm për të mbështetur publikisht opozitën e Iranit
English

Presidenti Obama, i kujdesshëm për të mbështetur publikisht opozitën e Iranit

Uashington, 17 qershor, NOA - Presidenti amerikan nuk po nxitohet që të shprehë publikisht qëndrimin e tij në mbështetje të opozitës iraniane.

Duke i cilësuar këto më tepër si punë të brendshme të Iranit, lideri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka preferuar që të japë deklarata të përgjithshme, në dukje pa mbrojtur asnjërën palë.

Në një intervistë në televizionin amerikan, Obama tha se besonte se zërat e iranianëve duhet të dëgjoheshin.

"Iu takon iranianëve të vendosin për udhëheqësit e tyre. Ne e respektojmë sovranitetin e Iranit dhe nuk duam që të përzihemi në punët e brendshme e të kthehemi në një top futbolli në një lojë politike", tha presidenti Obama.

Ai tha se dallimi mes Ahmadinexhadit dhe Musavit, kur është fjala për politikat e tyre aktuale, mund të mos jetë aq i madh sa ç'flitet.

Ndërsa në një deklaratë të djeshme lidhur me protestat që janë zhvilluar së fundmi në Iran, ai ka deklaruar se do të ishte e gabuar të mos ngrihej zëri për dhunën pas zgjedhjeve dhe parregullsitë gjatë votimeve presidenciale.

Duke shtuar se populli i Iranit duhet ta dijë se vota e tij është respektuar dhe se duhet të bëhet një hetim për akuzat për manipulime, por duke i dhënë fund gjakderdhjes.

"Mendoj se procesi demokratik, liria e shprehjes, aftësia e njerëzve për të shprehur kundërshtimin e tyre paqësisht, të gjitha këto janë vlera universale dhe duhet të respektohen", ka thënë ndër të tjera Obama.

Por sipas tij, çështjen e zbardhjes së të vërtetës për zgjedhjet në Iran, e vështirëson shumë edhe fakti që nuk kishte vëzhgues ndërkombëtarë, kështu që askush nuk mund ta thotë me siguri se çfarë ndodhi.

n.e/NOA

Â

KOMENTE