Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Studimi i ri: Vjetërsia e liqenit të Ohrit, 3 milion vjet. Ka 3 çrregullime tektonike
English

Studimi i ri: Vjetërsia e liqenit të Ohrit, 3 milion vjet. Ka 3 çrregullime tektonike

Shkup, 17 qershor, NOA - "Lyhnida" ose "Lyhnidos", siç është emri antik i Liqenit të Ohrit, sipas hulumtimeve më të reja të bëra nga Instituti për Hidrogjeologji në Këln të Gjermanis tregojnë se është tektonik dhe i krijuar që para tre miliona vitesh më parë.

Shkenca deri më tani ka vlerësuar se Liqeni i Ohrit, është i vjetër ndërmjet 1-10 milionë vjet.

Në të vërtetë sipas hulumtimeve më të reja, të bëra gjatë katër viteve të kaluara, ekspertët pohojnë se është i vjetër rreth tre milion vjet. Këtë e dëshmuan hulumtimet e bëra gjatë vitit 2008. Këto hulumtime janë bërë bashkërisht nga Instituti hidrobiologjik në Ohër dhe Institutit për hidrogjeologji dhe minerologji nga Munihu i Gjermanisë.

Hulumtimet kanë treguar se në Liqenin e Ohrit ekzistojnë tre çrregullime tektonike, që për momentin janë "të heshtur e të qetë", por ka mundësi edhe tani të jenë aktivë. Janë marrë mostrat e materialit (ekzemplarë) të sedimentit të tokës nga Liqeni i Ohrit në të gjitha thellësitë e mundshme.

Hulumtimet dhe ekzaminimet e mëtejme, duhet të japin përgjigjen për endemitetin e madh, që sipas shkencëtarëve dhe ekspertëve ka të bëjë me vjetërsinë e Liqenit të Ohrit dhe izolimin e tij.

Ky projekt, realizimi i të cilit duhet të fillojë sivjet, do të kushtojë rreth katër milion euro. Mbi 60% të mjeteve të parapara për hulumtimet e reja do të sigurohen nga Instituti për gjeologji në Keln të Gjermanisë, nëpërmjet Korporatës Ndërkombëtare për Hulumtime.

Pritet që qeveria e Maqedonisë të marrë pjesë në këtë projekt me rreth 100 mijë euro.

Sipas Bern Vagner, nga Instituti për Hidro-gjeologji në Këln të Gjermanisë, me hulumtimet e mëtejme do të saktësohet e zbardhet historia e plotë e krijimit-formimit e zhvillimit të Liqenit të Ohrit.

Lyhnida, përmendet që në lashtësi, si liqen ku kanë jetuar fiset: enkeleidët, pellët dhe dasaretët, në vendbanimet Enhalon (Struga) dhe Lyhnida (Ohri). Shtrihet ndërmjet maleve Galiçica dhe Karaorman, bashkon Maqedoninë dhe Shqipërinë me një sipërfaqe prej 395 km katror. Ka një lartësi mbidetare prej 693 metra dhe një variabilitet të nivelit që lëviz nga 693.10, deri në 693-40 m, varësisht nga situate hidrologjike dhe nevojat hidroenergjetike të Maqedonisë dhe Shqipërisë. Në anën e Maqedonisë, përmes lumit Drini i Zi, lëviz turbinat e e hidrocentraleve "Glloboçica" dhe "Shpile", ndërsa nga ana e Shqipërisë, hidrocentralet "Koman", "Fierza" dhe "Vau i Dejës". Është i njohur me llojet endemike të troftës (lloje autoktone që nuk përsëriten askund tjetër veç në Liqenin e Ohrit) si (lat. Sallmo letnica), të ngjalës (Agulia Angulia) e cila gjatë pllenimit, kalon rrugën deri në Meksikë, për të deponuar ikrat (vezët) dhe përsëri kthehet në Liqenin e Ohrit. Kjo rrugë e ngjalës, është mirënjohur si ""rruga e dasmave". Po ashtu, peshku "plashka", shtë i njohur për prodhimin e margaritarëve të Ohrit, që prodhohen nga përpunimi vetëm i fletëzave dhe pullave të tyre.

NOA-INA

Â

KOMENTE