Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Trafiku i armëve, lirohet një nga të pandehurit në sallën e gjyqit
English

Trafiku i armëve, lirohet një nga të pandehurit në sallën e gjyqit

Tiranë, 17 qershor NOA - Krimet e Rënda kanë shpallur sot fajtorë, katër të pandehur të tjerë, të akuzuar për trafik të armeve dhe municioneve kurse liroi në sallën e gjyqit njërin prej tyre.

Gjykata dënoi me 3.3 vjet të pandehurin Rrahman Demja, si dhe me nga tre vjet të pandehurit Artan Aliaj dhe Zamir Kodrri.

Por për Aliajn, gjykata vendosi shuarjen e masës së sigurisë dhe lirimin e tij, pas përfundimit të afateve ligjore të mbajtjes nën masë sigurie me burgim.

Ndërkohë që i pandehuri Ahmet Ferati është dënuar me nëntë vjet burg. Ky i fundit gjatë gjithë procesit gjyqësor ka pranuar autorësinë e krimit, duke nxjerrë jashtë procesit tre të pandehurit e tjerë.

Sipas hetimeve të prokurori i pandehuri Ferati më datën 13 qershor të dy viteve më parë është nisur nga Kukësi dhe ka blerë disa armë një shtetasi kosovar.

Me porosinë e Rrahman Demaj, Ferati do t'i shiste armët në Shkodër, kundrejt shumës prej 60 mijë lekësh copa. Në këtë qytet do të takohej edhe me dy të pandehurit e tjerë.

e.l/NOA

KOMENTE