Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS, Nikolla: Bumci, të mos kandidojë, është përfshirë në tragjedinë e Gërdecit
English

PS, Nikolla: Bumci, të mos kandidojë, është përfshirë në tragjedinë e Gërdecit

Tiranë, 18 qershor NOA - Anëtarja e Kryesisë së Partisë Socialiste, Lindita Nikolla, me anë të një deklarate për shtyp ka kërkuar sot tërheqjen e Aldo Bumçit nga kandidimi për deputet pasi sipas saj ëhstë i përfshirë në tragjedinë e Gërdecit.

"Sot, i drejtohemi publikisht kandidatit për deputet në qarkun e Tiranës, Aldo Bumcit, me kërkesën për t'u tërhequr nga kandidimi dhe për t'u larguar nga lista e Partisë Demokratike.

Aldo Bumci është përfshirë personalisht dhe qartësisht në tragjedinë e Gërdecit duke lejuar zhvillimin e një aktiviteti të paligjshëm që mori jetën e 26 të pafajshmëve" deklaroi Nikolla.

"Shkresa zyrtare e ish ministrit të drejtësisë Aldo Bumci, e cila i hap rrugën tragjedisë së Gërdecit, i drejtohet veç të tjerëve edhe djalit të Sali Berishës. Sali Berisha nuk mund të mbajë në listën e kandidatëve për deputetë njerëz që në mënyrë të vetëdijshme mbuluan me trup qeverinë shqiptare duke shkaktuar një nga tragjeditë më të rënda në Shqipëri.

Kandidimi i Aldo Bumcit në Tiranë dhe përfshirja e tij në listën e deputetëve është jo vetëm e gabuar, por dhe një shprehje e qartë e politikës së vjetër që ka mbërthyer Sali Berishën" përfundoi anëtarja e kryesisë së PS-së Lindita Nikolla.

k.k/NOA

KOMENTE