English

Humb jetën në përpjekje për të hapur një pus në oborrin e shtëpisë

Shkodër, 19 qershor, NOA - Rreth orës 09.30 të ditës së sotme në fshatin Grudë e Re, Shkodër, shtetasi Luigji Pepa, 44 vjec, në përpjekje për të hapur një pus, pikërisht në oborrin e shtëpisë së tij ka gjetur vdekjen

. I gjendur në thellësi të pusit ai është asfiksuar nga mungesa e oksigjenit.Një i afërm i viktimës, shtetasi Kristjan V.,është përpjekur ta ndihmojë por, nuk ja ka dalë dot.Për pasojë ai është dëmtuar dhe vetë.

Aktualisht ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal, jashte rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë grupi hetimor i cili në bashkëpunim me forcat e specializuara të RENEA-s po punojnë për nxjerrjen e kufomës.

el\NOA

KOMENTE