Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministria e Brendshme reagon: S'janë shpërdoruar paratë e taksapaguesve
English

Ministria e Brendshme reagon: S'janë shpërdoruar paratë e taksapaguesve

Tiranë, 19 qershor NOA - Ministria e Brendshme ka reaguar menjëherë pas deklaratës së anëtares së kryesisë së PS, Lindita Nikolli e cila akuzoi Berishën se ka shpërdoruar 10 milionë euro karburant për ministrat e tij.

"Ministria e Brendshme ka hedhur poshtë deklaratën e sotme të Partisë Socialiste se gjoja janë shpërdoruar paratë e taksapaguesve nëpërmjet prokurimit të përqendruar për blerjen e një sasie karburanti për llogari të institucioneve publike.

Prokurimi i këtij artikulli është kryer në bazë të ligjit të prokurimit publik dhe VKM-së për blerjen e përqendruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Zhvillimit të Prokurimeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme" thuhej në deklaratën e Ministrisë së Brendshme.

"Vlera e kësaj procedure është 1.241.375.125 lekë e ndare në lotet, karburant D1, karburant D2, benzinë super pa plumb, lëndë djegëse solar, Jet 1 dhe gaz i lëngët.

Llogaritja e kësaj vlere është kryer duke marrë për bazë të gjitha kërkesat e ardhura nga institucionet publike për nevojat e tyre për gjithë vitin 2009, në formë tollon ose lëng.Â

Kjo është praktika normale e prokurimit të karburantit që kryhet çdo vit.

Për lotin e solarit kërkesat janë bërë nga drejtoritë rajonale të shëndetit publik dhe përdoret karburant për ngrohje" thuhej më tej në deklaratën e Ministrisë së Brendshme.

Ndërkohë që sipas Ministrisë së Brendshm Loti i Jet 1 përfshin nevojat për karburant të njësisë së helikopterëve të shëndetësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, për përdorim nga helikopterët në dispozicion të këtyre institucioneve.

Sipas këtij dikasteri, procedura ka filluar në mars 2009 me publikimin e tenderit dhe është procedurë e hapur mbi kufirin e lartë monetar (ndërkombëtar) dhe afati për pranimin e ofertave ishte 45 ditë.

Hapja e ofertave është kryer në dt.6 maj 2009, siç është përcaktuar në dokumentat standarte të tenderit. Paskësaj janë kryer të gjitha procedurat ligjore për vlerësimin e ofertave brenda afateve të përcaktuara në aktet ligjore të prokurimit publik, në përfundim të të cilave ka rezultuar se oferta fituese ka nje diferencë 1 milion euro më të ulët se oferta pasardhëse.

k.k/NOA

Â

KOMENTE