Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Xhelozia, masakron me gur bashkëshorten, pranga 45-vjeçarit
English

Xhelozia, masakron me gur bashkëshorten, pranga 45-vjeçarit

Korçë, 19 qershor NOA - Masakron me gur bashkëshorten e tij, arrestohet nga policia.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Vreshtas të qytetit të Korçës, kur Dëfrim Tale 45-vjeç ka goditur me gur në kokë bashkëshorten e tij, Luljeta.

Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat tha se paraprakisht dyshohet se mes çiftit ka nisur një sherr për motive xhelozie. Â

Pas fjalëve të ndërsjella, Tale ka përdorur gurë për të goditur gruan e tij.

Ai e ka qëlluar atë në pjesën e kokës duke e lënë të plagosur rëndë.

Fillimisht policia ka dyshuar se gruaja kishte vdekur ndaj e kanë nisur atë drejt morgut, por ajo ka shfaqur shenja jetë duke detyruar efektivat ta transportojnë me urgjencë në spital. mësohet se nëna e dy fëmijëve, ndodhet në gjendje kritike, për jetën pasi ka marrë dëmtime të rënda në kokë.

Ndërkohë që policia bëri të mundur arrestimin e bashkëshortit të të dëmtuarës i cili po merret në pyetje për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarjeje.

k.k/NOA

Â

KOMENTE