English

Dita Ndërkombëtare e Refugjatëve, Terry Davis: Ata duhet që të ndihmohen

Strasburg, 20 qershor, NOA - Në ditën Ndërkombëtare të Refugjatëve, Këshilli i Evropës ka lançuar mesazhin për ndihmë urgjente ndaj kësaj kategorie.

Përmes sekretarit të Përgjithshëm të këtij institucioni, Terry Davis, është theksuar fakti se kufijtë e Evropës janë shndërruar në kurthin vdekjeprurës për qindra persona të dëshpëruar, të cilët ikin nga përndjekja, luftrat dhe uria ose të cilët dëshirojnë të ikin nga varfëria dhe të sigurojnë një të ardhme më të mirë për vete dhe për familjet e tyre.

Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës u bëri thirrje shteteve evropiane që në këtë ditë të kujtohen dispozitat e Konventës së Gjenevës të vitit 1951 për statusin e refugjatëve.

"Evropa është e detyruar të veprojë. Do të ishte jo e ndershme, jonjerëzore dhe aspak e përgjegjshme nëse problemet me refugjatët do t'ia lemë shteteve që janë më të prekura për shkak të pozitës së tyre gjeografike", thuhet në mesazhin e Këshillit të Evropës me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve. Sipas tij, të gjitha qeveritë do të duhet t'i realizojnë detyrimet e tyre dhe të përmbahen nga dëbimi dhe riatdhesimi i refugjatëve nga territoret, ku jeta e tyre do të ishte e rrezikuar për shkak të racës, përkatësisë fetare, kombësisë, qëndrimeve politike ose përkatësisë ndaj ndonjë grupi të caktuar social.

n.e/NOA

Â

KOMENTE