English

G99, Veliaj: Ne në Shkodër nuk na qesh buza kur kemi politikanë, që na përçajnë

Shkodër, 20 qershor NOA - G99 prezantoi në qytetin sot në Shkodër kandidatin e saj të parë për këtë qark, Â Roland Ilia.

Ndërkohë që gjatë fjalës së tij kreu i G99 Erion Veliaj i është përgjigjur edhe fjalorit të kryetares së Kuvendit Jozefina Topallit që sipas tij ishte përçarëse dhe retorikës së kryetarit të saj Sali Berishës, duke u shpreh se këto janë zgjedhjet e të rinjve dhe se nuk mund të qeverisemi më nga komunistë që e shesin veten si antikomunistë.

Veliaj ishte në Shkodër një ditë pas ekzekutimit të një prej drejtuesve të PDK-së në Malësinë e Madhe, dhe duke përmendur këtë ngjarje të rëndë ai u shpreh se "dikush para se të hyja në Shkodër më tha se pas asaj që ndodhi dje, ne në Shkodër nuk na qesh më buza. Ne në Shkodër nuk na qesh buza kur kemi politikanë, apo politikane që na përcajnë, që mundohen të na nxisin që të dhunojmë njëri tjetrin, që mundohen të na nxisin që të pështyjmë njëri-tjetrin, që mundohen të na bindin që të shajmë njëri-tjetrin".

k.k/NOA

KOMENTE