English

Gjen vdekjen nga kontakti me rrymën elektrike të pompës ujitëse

Elbasan, 20 qershor NOA - Një 57-vjeçare ka gjetur vdekjen sot pas një kontakti me rrymën e energjisë elektrike.

Ngjarja ndodhi ditën e sotme ne fshatin Karakullak Karakullak Komuna Bradashesh në Elbasan, kur 57-vjecaria Hanife Hoti ka gjetur vdekjen pas kontaktit me rrymën elektrike.

Ka qenë e kotë ndërhyrja e familjarëve për të shpëtuar gruan pasi ajo ndërroi menjëherë jetë.

Në vendin e ngjarjes mbërriti policia për të sqaruar rrethanat e vdekjes së 57-vjeçares.

Burime nga policia thanë se Hoti po ujiste një parcelë me të mbjella në momentin që ka rënë në kontakt me rrymën elektrike të pompës ujitëse.

k.k/NOA

KOMENTE