Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kapet i shpalluri në kërkim, plagosi me thikë dy bashkëmoshatarë
English

Kapet i shpalluri në kërkim, plagosi me thikë dy bashkëmoshatarë

Tiranë, 20 qershor, NOA - Forcat e policisë së kryeqytetit kanë mundur të kapin në flagrancë personin M.Ll, i cili ishte fshehur në qytetin e Tiranës.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, ky person ishte shpallur në kërkim pasi pak ditë më parë tek bar-kafe "Mësonjëtorja", për motive të dobëta, ka masakruar në prezencë të personave të pranishëm në këtë ambjent, duke plagosur rëndë me thikë dy bashkëmoshatarët e tij, Aldo Sadiku dhe Hilmo Kamenica.

Këta të dy kanë marrë plagë të shumta në trup pas disa goditjeve të njëpasnjëshme shkaktuar me thikë, prej të cilëve njëri është dërguar me urgjencë në Tirane pasi ndodhej në gjendje të rëndë për jetën.

Autori pas ngjarjes është larguar dhe fshehur për tiu shmangur përgjegjësisë ligjore, por informacionet e shumta të marra në lidhje me adresat e mundshme të strehimit te tij bënë të mundur që të bëhet lokalizimi dhe saktësimi i vendit ku ai strehohej në qytetin e Tiranës dhe pas operacionit të efektivave blu, ai u prangos për t'u vënë para drejtësisë.

n.e/NOA

KOMENTE