Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
LSI, Meta: Berisha si një mashtrues i rëndomtë që është premton se do të ndërtojë boshtin e jugut
English

LSI, Meta: Berisha si një mashtrues i rëndomtë që është premton se do të ndërtojë boshtin e jugut

Berat, 20 qershor NOA - LSI ka organuzra sot një miting në qytetin e Beratit ku kreu i kësaj partie Ilir Metës ka premtuar për realizimin e Planit për Veprim, që do të nxjerrë Shqipërinë nga kriza për ta futur në rrugën e zhvillimit dhe integrimit.

"Ne jemi sot kemi këtu, për t'u ndarë nga varfëria dhe papunësia që e ka zhytur qeveria e Sali Berishës. Berati kërkon punë dhe programin e vetëm për punësimin e Beratit dhe Shqipërisë e ka LSI. Berati dhe e gjithë Shqipëria kërkojnë një plan për uljen e kostos së jetesës dhe këtë plan sot e ka vetëm LSI" tha Meta.

"Ne kemi një program për të nxjerrë vendin nga kriza ekonomike. Sali Berisha për një muaj refuzon të dalë në debat televiziv me Ilir Metën, ashtu sikurse çdo kryeministër demokrat në çdo vend të botës, sepse Sali Berisha është i paaftë, sepse Sali Berisha është gënjeshtar, sepse Sali Berisha është e shkuara e Shqipërisë, sepse Sali Berisha është një kryeministër mjek që shkatërroi mjekësinë e si askush tjetër më parë. Prandaj në 28 qershor ne do t'i themi jo një herë e përgjithmonë alternativës së mashtrimit do t'i themi jo alternativës së varfërisë" shtoi më tej kreu i LSI-së.

Sipas tij, Sali Berisha si një mashtrues i rëndomtë që është premton se do të ndërtojë boshtin e jugut. "Ju e dini shumë mirë se ka katër vjet në parlament që sa herë diskutohet buxheti dhe Sali Berisha premton që do të asfaltojë ato katër metra rrugë që kanë mbetur nga Berati deri në Çorovodë. Nuk janë asfaltuar akoma prej vitesh. Prandaj, Berati që është këtu dhe e di shumë mirë që LSI dhe Ilir Meta do të ndërtojnë boshtin e jugut, do lidhim Kuçovën dhe Beratin me Elbasanin, do ta kthejmë Beratin në një qendër shumë të fuqishme që lidh Shqipërinë e jugut me Shqipërinë e mesme, sepse ne do të investojmë, gjithçka që Berati ti ruaje ti restauroje vlerat e tij kulturore dhe muzeale që nga Magalemi, Gorica, Kalaja e kështu me radhë, sepse me historinë e Beratit krenohet i gjithë kombi" tha Meta.

k.k/NOA

Â

KOMENTE