English

Princi Leka në fushatë elektorale me kandidatin e PLL, Sulejman Gjana

Kukës, 20 qershor NOA - Princi Leka ka mbështetur sot fushatën elektorale të PLL dhe ku ka qenë në Kukës me kandidatin për deputet të këtij qyteti, Sulejman Gjana.

Princ Leka gjatë fjalës së tij tha se koalicioni Aleanca e Ndryshimit është i konsoliduar dhe gjatë fushatës elektorale po i mbështet argumentet e tij mbi veprimet dhe punët e kryera gjatë këtij mandati qeverisës.

Ai tha se kjo është mënyra më e mirë e të bërit të fushatës ku partitë e këtij koalicionit të Djathtë i kanë mundësitë që të bazohen mbi veprat dhe se nuk ka vepër më të madhe se rruga Durrës -Kukës-Morinë".

Leka vlerësoi me nota superlative kandidatin Sulejman Gjanaj si drejtues të PLL dhe mik të tij personal, i cili në parlamentin e ardhshëm që do të dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit do të përfaqësojë me dinjitet banorët e qarkut Kukës.

k.k/NOA

Â

KOMENTE