Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS, Leskaj: Qeveria pasuroi një familje dhe oborrin përreth, por shqiptarët i varfëroi
English

PS, Leskaj: Qeveria pasuroi një familje dhe oborrin përreth, por shqiptarët i varfëroi

Elbasan, 20 qershor NOA - Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit, Valentina Leskaj ka zhvilluar një takim me banorë të komunës Gjinar.

Në këtë takim Leskaj është shprehur për politika të reja në favor të zhvillimit rural, në favor të zhvillimit të fshatit, si një nga kontributorët më të rëndësishëm në ekonominë e vendit.

Leskaj u premtoi banorëve të Gjinarit se pas 28 qershorit, PS ka vendosur që të gjithë bizneset e reja që do të linin në fshat do të jenë tre vjet pa taksa, kjo si një masë lehtësuese për të zhvilluar punën në bujqësi e blegtori.

Leskaj nga Gjinari ka ngritur akuzën për qeverisjen aktuale, duke e cilësuar atë si një qeverisje që pasuroi një familje dhe oborrin përreth, por shqiptarët i varfëroi.

"Motra dhe vëllezër, ju keni një diferencë të madhe me ata që na qeverisin sot. A e dini pse? Ne këtu sot jemi në fshat. Jemi në një komunë dhe të gjithë e kujtoni, që 4 vjet  më parë Sali Berisha, tha që do ta mbyllte brenda vitit çështjen e pronësisë mbi tokën. Pas 4 vjetësh ende nuk e ka mbyllur! Berisha dështoi!" tha Leskaj.

k.k/NOA

KOMENTE