Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /home/lajmegenalftp/public_html/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Senati Amerikan, rezolutë për zgjedhjet në Shqipëri: Duhet të jenë me standarde
English

Senati Amerikan, rezolutë për zgjedhjet në Shqipëri: Duhet të jenë me standarde

Uashington, 20 qershor, NOA - Senati Amerikan ka miratuar një rezolutë të posaçme, me anë të së cilës i ka drejtuar thirrje Shqipërisë që në datën 28 qershor të zhvillojë zgjedhje të drejta e të lira.

Në këtë dokument thuhet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës njohin arritjet demokratike të popullit shqiptar dhe shprehin shpresën se zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009 do të ruajnë dhe përmirësojnë transparencën dhe paanshmërinë e demokracisë në Shqipëri. Duke njoftuar rezolutën, Kryetari i Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit Xhon Kerry, nënkryetari i Komisionit, Riçard Lugar si dhe senatorët Benxhamin Kardin, Xhin Shahin, Ted Kaufman dhe Xho Liberman, bënë një deklaratë ku njohin arritjet demokratike të Shqipërisë. "Interesi i natyrshëm që Amerika ka në Shqipëri nuk mori fund me pranimin e vendit në NATO," thuhet në deklaratën e senatorëve.

"Tani, më shumë se kurrë, ne duhet të jemi të angazhuar për të parë në Shqipëri zgjedhje të cilat të jenë të besueshme në sytë e popullit të saj dhe të partnerëve të saj europianë. Si aleatë, ne jemi të interesuar thellësisht në sukseset e Shqipërisë. Në ditët e fundit para se shqiptarët të shkojnë drejt kutive të votimit, ne shpresojmë se të gjitha palët do të punojnë së bashku për të patur një proces zgjedhor të drejtë dhe legjitim," thuhet ndër të tjera brenda saj.

n.e/NOA

KOMENTE