Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Turi elektoral, Berisha në Gjirokastër: Në katër vjet, 30 herë më shumë investime
English

Turi elektoral, Berisha në Gjirokastër: Në katër vjet, 30 herë më shumë investime

Gjirokastër, 20 Qershor - Gjirokastra në katër vitet e fundit të qeverisjes së djathtë ka financuar 20 herë më shumë se sa në 8 vitet pararendëse, çka përkthehet me 6.2 miliardë lekë, kundrejt 800 milionë lekëve të investuara nga socialistët.

Një fakt të tillë kreu i qeverisë, Sali Berisha e vuri në dukje gjatë një mitingu elektoral zhvilluar në qytetin jugor të vendit.

Vetëm në qendrën historike të Gjirokastrës, qeveria shqiptare sipas tij, në bashkëpunim me UNESCO-n, ka investuar rreth 200 milionë lekë.Â

 "Në Gjirokastër dhe në komunat e saj u ndërtuan 23 ujësjellës dhe 34 rrugë. 120 milionë lekë u investuan në nënstacionin dhe linjën 20 kilovolt, duke i siguruar qytetit një furnizim stabël me energji elektrike", tha ndër të tjera ai.

Por ndër investimet e kryera në këtë zonë, Kreu i Qeverisë përmendi dhe autostradën Gjirokastër-Tepelenë,  një investim prej 20 milionë euro, të cilën ai e cilësoi si një nga rrugët më të bukura të Shqipërisë, por edhe autostradën Kardhiq- Delvinë, një investim prej 1.5 miliardë lekë që po ecën me shpejtësi. Më pas, ai i informoi qytetarët dhe për kontratën e re të Gjirokastrës evropiane, të Shqipërisë evropiane.Â

n.e/NOA

KOMENTE