English

Aksident në Tepelenë, vdes një grua plagosen tre persona

Tepelenë, 21 qershor NOA - Një i vdekur dhe tre të plagosur është bilanci i aksidenti rrugor që ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 15:40 në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj kur një autobus i linjës Gjirokastër- Tiranë me targa GJ 7326 A është përplasur me një automjet tip-Benz me targa TR 5153 F.

Në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë hetuesit e aksidenteve për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se nga përplasja mbeti e vdekur në vend 43-vjecaria Donika Zaimi. Ndërsa bëhet e ditur se mbetën të plagosur tre persona të cilët u transportuan në spital rajonal të Tepelenës për të marrë ndihmën mjekësore dhe mësohet se ndodhen janë jashtë rrezikut për jetën.

k.k/NOA

KOMENTE