Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestohet në flagrancë, solli nga Mali i Zi mall kontrabandë
English

Arrestohet në flagrancë, solli nga Mali i Zi mall kontrabandë

Â

Shkodër, 21 qershor NOA -Në Â aksin rrugor Shirokë - Zogaj, shërbimet e Policisë Kufitare Shkodër në bashkëpunim me Sektorin e Luftës Kundër Krimit Financiar të D.P.Q.SH ,kanë bërë të mundur që, ditën e djeshme të arrestojnë në flagrancë shtetasin Adnan Pjeshka.

Personi në fjalë, 42 vjec, është i lindur dhe banues në lagjen "Fahri Ramadani", Shkodër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pas një kontrolli të kryer në automjetin  tip Volksëagen, me targa SH 0993 D, në pronësi të tij.

 Gjatë kontrollit të ushtruar, në mjetin në fjalë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës nje sasi prej 300 kg kafe,  të ndarë në 5 thaëe, me nga 60 kg secila.

Si rezultat i veprimeve hetimore e proceduriale të kryera nga ana e policisë, rezultoi se malli kishte hyrë kontrabandë, në Â zonën e Liqenit të Shkodrës, nga Mali i Zi në drejtim të territorit shqiptar.

Nga ana e policisë u kryen të gjitha veprimet e duhura proçeduriale dhe materialet në ngarkim të shtetasit Adnan Pjeshka i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, per veprën penale, "Kontrabandë me mallra që paguhet aksizë".

el/NOA

KOMENTE