Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prag zgjedhjesh, tatimet në panik
English

Prag zgjedhjesh, tatimet në panik

Tirane, 21 qershor NOA - Frika se situata zgjedhore do të ndikojë negativisht në mbledhjen e të ardhurave ka përfshirë në panik administratën tatimore.

Drejtori i pëgjithshëm i tatimeve Artur Papajani ka urdhëruar ngritjen e 12 grupeve që do të mbikqyrin punën e 12 drejtorive rajonale të tatimeve në qytetet kryesore. Ky urdher vjen në kulmin e fushatës zgjedhore, ku frika se biznesi mund ti shmanget detyrimeve të shtetit sa vjen dhe rritet. Ndërkohë edhe efektiviteti i punonjësve të adminitratës shtetërore gjatë kësaj periudhe bie.

Ky urdher, i siguruar nga Agjesia e Ljameve NOA, ka si qëllim të realizohet plani i mbledhjes së të ardhurave kryesisht gjatë muajit qershor, por ai do të jetë në fuqi deri në realizimin e planit edhe për 6 mujorin e dytë të vitit, pasi periudha pas zgjedhjeve deri në formimin e qeverisë së re mbetet e vështirë për tu menazhuar. Grupet që do të mbikqyrin drejtoritë rajonale do të raportojnë çdo tre ditë pranë drejtorit të përgjithshëm, duke evidentuar edhe ato subjekte që kërkojnë ti shmangen detyrimeve.

Puna e tatimoreve do të përqëndrohet në mbledhjen e kater tatimeve që konsiderohen më të rëndësishmet, tatim fitimin, tatimin mbi vlerën e shtuar TVSH, sigurimet shoqërore dhe ato shëndetësore si dhe tatimin mbi të ardhurat personale. Pak ditë më parë drejtori i tatimeve u shpreh se si 5 mujorë të ardhurat janë realizuar deri në 103 % duke sfiduar jo vetëm efektet e një viti elektoral por edhe ato të krizës ekonomike. Por edhe pse situata përshkruhet si optimiste, frika mbetet present për periudhën në vazhdim.

Rajmonda Lajthia

KOMENTE