Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Administratori, vodhi vetë kazinonë dhe telefonoi policinë duke denoncuar dy persona
English

Administratori, vodhi vetë kazinonë dhe telefonoi policinë duke denoncuar dy persona

Tiranë, 22 qershor, NOA - Forcat e policisë kanë arrestuar në flagrancë, 26-vjeçarin Eno Hoxha, i dyshuar për "vjedhje të kryer duke shpërdoruar detyrën" si dhe "kallëzim të rremë" në organet e rendit, pasi ka mashtruar forcat e policisë se "dy persona me maska dhe të armatosur, i kanë vjedhur shumën e parave prej 110 00 lekësh".

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, 26-vjeçari me banim në Tiranë, i punësuar si administrator në Casino "Admiral Club", pranë rrugës "Komuna e Parisit" në Tiranë, dyshohet se e ka telefonuar vetë policinë për të bërë këtë denoncim, kur ai vetë e ka kryer këtë vjedhje.

Falë një pune të menjëhershme hetimore, u bë i mundur identifikimi e telefonuesit, nga ku rezultoi se telefonuesi ishte vetë Eno Hoxha. Dyshohet se ai ka vjedhur në arkën e kazinosë "Admiral Club" shumën e parave prej 110 00, dhe me synim për të fshehur këtë vjedhje, ka telefonuar në polici, duke kryer kallzim të rremë në organet e rendit. Ndërkohë, pas një kontrolli të imtësishëm të ushtruar ndaj tij dhe ndaj automjetit tip BMË, në pronësi të tij, u gjend shuma e parave prej 110 00 lekësh, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tij, do t'i kalojnë prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme,për veprat penale të "vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën" si dhe "kallëzim të rremë" të parashikuara nga nenet 135 dhe 305 të Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE