Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjendet drogë në tarracën e Institucionit të Edukimit në Durrës
English

Gjendet drogë në tarracën e Institucionit të Edukimit në Durrës

Durrës, 22 qershor NOA - Policia gjen drogë në Institucionin e Edukimit në Durrës, në kërkim poseduesit e saj.

Burime zyrtare nga policia e Durrësit thanë se dje në tarracën e një objekti (ofiçinë) që ndodhet brenda territorit të Institucionit të Edukimit Durrës, tre metra në anën perëndimore të tij, është gjetur nga punonjësit e policisë së këtij Institucioni një sasi prej 11.05 gramë bimë e dyshuar si bimë narkotike Canabis Sativa.

Sipas policisë, lënda ka qenë e mbështjellë në një qese farmaceutike të tejdukshme. Ndërkohë që efektivat blu kanë kryer të gjitha veprimet e para hetimore dhe po punojnë për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Durrës për veprën penale të "Prodhimit dhe shitjes të narkotikeve" .

k.k/NOA

KOMENTE