Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Goditi me pasqyrën e automjetit kalimtarin në rrugë, i shkakton dëmtime në kokë
English

Goditi me pasqyrën e automjetit kalimtarin në rrugë, i shkakton dëmtime në kokë

Shkodër, 22 qershor, NOA - Forcat e policisë kanë arrestuar në flagrancë 33-vjeçarin Ervin Xhaka, lindur e banues në lagjen "10 Korriku" të Shkodrës pasi në vendin e quajtur Parku Industrial të këtij qyteti, duke drejtuar mjetin e tij tip Volksvagen, me targa SH 4859 E, ka ndeshur me pasqyrë të anës së pasagjerit, 48-vjeçarin Agim G., i cili po lëvizte si këmbësor.

Për pasojë, Agim G., ka pësuar dëmtime në kokë e ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin rajonal të Shkodrës, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ka mbërritur menjëherë në vendngjarje ku ka kryer të gjitha veprimet e duhura proceduriale e hetimore dhe materialet në ngarkim të Ervin Xhakës i kaluan prokurorisë së rrethit për veprën penale të "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor".

n.e/NOA

KOMENTE