Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Humb jetën në lumë e mbytur, një 40-vjeçare në Korçë
English

Humb jetën në lumë e mbytur, një 40-vjeçare në Korçë

Korçë, 22 qershor NOA - Fund tragjik ka pësuar një grua 40-vjeçare në Korçë, pasi u mbyt në lumë, duke dështuar në përpjekjet për të qëndruar në jetë.

Ngjarja ndodhi sot pasdite, në ujërat e lumit Dunavec, pak kilometra larg qytetit të Korçës, bën të ditur korrespondentja e agjencisë së lajmeve NOA.

Vera Docaj, 40 vjeçe, lindur e banuese në fshatin Belortajë të rrethit Korçë, nënë e tre fëmijëve, u gjet e mbytur në lumin Dunavec.

Kalimtarët që kanë zbuluar gruan që qëndronte pa lëvizur në ujë, lajmëruan policinë dhe kjo e fundit bashkë me mjekun ligjor, konfirmuan vdekjen e të ndjerës nga mbytja në lumë.

Policia tha se po heton për ngjarjen, në pistën e mbytjes aksidentale por edhe të vetëmbytjes së mundshme, për shkak se e ndjera rezultonte prej tre ditësh e zhdukur.

a.f/NOA

KOMENTE