Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sulmohet dega e Raiffeisen Bank , pse autorët e lanë grabitjen në mes
English

Sulmohet dega e "Raiffeisen Bank", pse autorët e lanë grabitjen në mes

Tiranë, 22 qershor NOA Update - Dy persona të maskuar kanë sulmuar sot në mesditë një nga degët e bankës private "Raiffeisen Bank", më e madhja në vend, por kanë dështuar në përpjekjet e tyre për ta grabitur.

Burime zyrtare policore i thanë agjencisë së lajmeve NOA, se ngjarja ndodhi në degën e ish-Bankës së Kursimeve tek "Zogu i Zi" dhe është e dyta që ndodh në këtë filial.

Sipas dëshmive të marra, kanë qenë dy djem në moshë të re, të cilët me maska në fytyrë dhe syze dielli të errëta, kanë hyrë nga porta kryesore si "klientë" dhe në çast kanë kërkuar që t'u dorëzohen para nga kasat.

"Që të dy agresorët mbanin nga një armë, pistoletë duke kërcënuar të hapnin zjarr", - bëri të ditur një burim nga hetimi.

Në momentet e shumëpritura për të marrë paratë, befas një sinjal u ka ardhur dy maskave, duke u bërë të qartë se duhet të linin gjithçka dhe të dilnin menjëherë jashtë.

Duke mos pritur për asnjë sekondë, dy grabitësit "e pafat", kanë lënë situatën në dorë të klientëve dhe personelit të bankës dhe kanë dalë jashtë me vrap duke u zhdukur nga rrugicat pranë "Don Boskos".

Burimet nga hetimi bënë të ditur për agjencinë e lajmeve NOA se dy maskat kishin një bashkëpunëtor të tretë jashtë portës së bankës.

Në një moment që rastësisht aty ka kaluar një patrullë policie, e cila dukej se po ndalej pikërisht përballë filialit të "Raiffeisen Bank", bashkëpunëtori ka telefonuar njërin prej maskave dhe u ka kërkuar të dalin urgjent jashtë.

Në këtë mënyrë, grabitja e synuar ka rezultuar e pasuksesshme. Personeli i bankës ka thirrur patrullën policore dhe më tej një grup hetimor u krijua në vendngjarje.

Forca të shumta policore u vunë në ndjekje të autorëve por deri tani nuk ka asnjë të dhënë që të çojë në kapjen e tyre.

Policia tha se beson shumë se kemi të bëjmë më së paku me një treshe përsëritëse të grabitjes së bankave - që kohët e fundit janë shtuar shumë - dhe më së shumti, një bandë kriminale që ndahet me pjesë, dhe kryen grabitje të dhunshme, kryesisht të bankave dhe agjencive të këmbimit të parave.

Brenda vitit në vazhdim, është hera e pestë që kryhen sulme grabitëse ndaj bankave dhe disa herë të agjencive të këmbimit valutor. Autorët e tyre asnjëherë nuk janë kapur nga policia.

e.l/NOA

KOMENTE